Haradinaj: AAK-ja ka fituar bindshëm në 5 komuna

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është parti fituese e këtyre zgjedhjeve pasi ka fituar bindshëm në pesë komuna”.

Kështu ka deklaruar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, pas publikimit të rezultateve fillestare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Haradinaj me këtë rast ka falënderuar “të gjitha institucionet që merren me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe qytetarët për besimin”.