AAK-ja e fiton Klinën

Zenun Elezaj – kryetar i Klinës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave në Komunën e Klinës.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Zenun Elezaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë kryetar i kësaj komune edhe për katër vitet e ardhshme.

Elezaj ka marrë 7.866 vota apo 55.11 për qind, derisa Esat Raci i PDK-së ka 6.406 vota apo 44.89 për qind.