Xhafer Tahiri e pranon humbjen në Vushtrri
Publikuar:
(14.11.2021 20:52:46)
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pranuar humbjen në këtë komunë.
Përmes një postimi në Facebook, ka thënë ai dhe partia e tij e respektojnë vullnetin e qytetarëve.
Ndaj, i ka uruar fitoren kundërkandidatit nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferit Idrizit.
“Në liri e demokraci, zgjedhjet janë festë, ju me votën tuaj sot i dhatë besimin kundërkandidatit tim z. Ferit Idrizi”, ka shkruar Tahiri.
Deri tani, në Vushtrri janë numëruar 96 për qind e votave, ku kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi ka marrë 53.07 për qind të votave.
Ndërsa, Xhafer Tahiri ka marrë 46 për qind të votave.
Rezultatet e KQZ në kohë reale mund t’i ndiqni KËTU.