Arben Vitia: Prishtina e ka kryetarin e ri, Përparim Ramën

Përparim Rama dhe Arben Vitia

Arben Vitia e ka pranuar humbjen në Prishtinë. Ai ka qenë në garë kundër Përparim Ramës së LDK-së.

“Sipas rezultateve, Prishtina tashmë e ka një kryetar të ri, shfrytëzoj rastin ta falënderoj z.Rama për një kulturë dhe fushatë shumë korrekte,. Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj komisionerët tanë, duke i numëruar votat e fundit. Prishtinës i uroj sukses, dhe do të jemi krah në çdo proces. I kam përmendur disa herë arsyet, mirëpo mendoj se inkuadrimi i jonë i vonshëm në fushatë dhe mos elaborimi i mjaftueshëm ka pasur ndikimin e saj”, ka thënë Vitia.