Zelensky zotohet se Ukraina do të rikthej gjithçka nga Rusia

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në fjalim të shtunën se është “vetëm çështje kohe” përpara se Ukraina të rimarrë trojet e humbura.

Zelensky shtoi se situata në Donbas mbetet e vështirë, veçanërisht në zonat e Severodonetsk, Lysychansk, Bakhmut dhe Popasna, shkruan CNN.

“Ukraina do të marrë gjithçka mbrapsht [nga Rusia]. Ky është një imperativ. Dhe është vetëm çështje kohe. Çdo ditë në të njëjtën kohë, koha deri në çlirimin shkurtohet. Gjithçka që bëjmë është për këtë. Mbi të gjitha, për sa i përket furnizimit me armë, çdo ditë po i afrohemi më shumë se numri i armikut tonë”, pohoi presidenti ukrainas.

Ai është i bindur se ushtria e tij do të dominojë mbi Rusinë.

“Ne do të dominojmë pushtuesit me fuqi goditëse teknologjike dhe konvencionale. Shumë varet nga partnerët tanë. Ata janë të gatshëm t’i ofrojnë Ukrainës gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur lirinë. Kështu që pres lajme të mira për këtë tashmë, javën e ardhshme.”

Sipas raportimeve forcat e Ukrainës janë në pozicion të ashpër mbrojtës, derisa luftimet po zhvillohen në periferi./Shqip.com