Voton Daut Haradinaj për balotazhin e Prishtinës, që e humbi garën në raundin e parë

Ish-kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Komunën e Prishtinës, Daut Haradinaj, ka votuar për këtë komunë pak orë para se të mbyllen vendvotimet.

Haradinaj, që mori vetëm 4 për qind të votave të kryeqytetarëve, ka apeluar që të dilet në zgjedhje.  

“Unë e kreva obligimin qytetar, jo vetëm unë po çdo qytetar duhet ta shfrytëzojë të drejtën për të votuar sepse përcakton të ardhmen për qytetin e tyre. Shpresoj që epilogu të jetë zgjedhje të qeta, pa incidente dhe kush fiton, të fiton më i miri”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj doli i katërti në Prishtinë pas Uran Ismailit të Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa i dyti Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe i pari Arben Vitia i Vetëvendosjes.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është në balotazh në gjashtë komuna të Kosovës.