Ukrainë: Goditet fabrika kimike ndërsa luftimet ndizen në Severodonetsk

Lufta në Ukrainë

Rusia po vazhdon ofenzivën e saj në lindjen e shtetit ukrainas dhe tashmë ka në kontroll pika kyçe të regjionit.

Granatimet ruse kanë shkaktuar një zjarr të madh në një fabrikë kimike në qytetin kyç lindor të Severodonetsk, ku luftimet “pa ndalur” janë ndezur, tha guvernatori i rajonit.

Serhiy Haidai i tha televizionit ukrainas se zjarri i së shtunës filloi pas një rrjedhjeje dhjetëra tonësh nafte nga radiatorët e dëmtuar në uzinën Azot, raporton BBC.

“Uzina kimike Azot ka qenë nën granatime të rënda për orë të tëra”, tha Haidai.

Ai nuk tha nëse ka viktima dhe nëse zjarri është shuar.

Zyrtarët ukrainas vlerësojnë se rreth 800 civilë janë fshehur në strehimoret nëntokësore të bombave në uzinën e Azot.

Duke përshkruar situatën aktuale në Severodonetsk, Haidai tha se ishte “e vështirë, por nën kontroll”.

Përndryshe, qyteti në fjalë është që disa javë shënjestër e ushtrisë ruse, teksa lufta në Ukrainë ka filluar të përshkallëzohet – kur janë mbushur 109-të ditë që prej se pushtimi nisi më 24 shkurt të këtij viti./Shqip.com