Trupat e 132 personave u gjetën në Makariv

Reuters

Gjithsej 132 trupa të pajetë janë gjetur në qytetin ukrainas Makariv.

Një gjë të tillë e ka thënë portali e Ukrainska Pravda, duke cituar kryetarin e bashkisë së qytetit, shkruan BBC.

Duke folur në një fjalim televiziv të premten, Vadym Tokar tha:

“Që nga dje, ne gërmuam 132 trupa të civilëve që u ekzekutuan nga orkët rusë”.

Ai tha se shumica e trupave u gërmuan nga varret masive, por se disa u gjetën në rrugë.

Tokar tha se luftimet në javët e fundit kishin parë që shifra të binte deri në 1,000 dhe se rreth 40% e Makariv ishte dëmtuar, me shumë ndërtesa që nuk mund të riparoheshin.

“Okupatorët shkatërruan pothuajse të gjithë infrastrukturën, bombarduan [shtëpitë] dhe ndërtesat e banimit, shkatërruan plotësisht spitalet dhe kopshtet e fëmijëve,” tha ai.

Makariv është rreth 50 km në perëndim të Kievit dhe para luftës kishte një popullsi prej rreth 15,000 njerëz./Shqip.com