Totaj: Qytetarët ta vendosin kush është më i miri

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Totaj, ka thënë se qytetarët duhet ta vendosin së kush është më i miri.

AI ka votuar në Prizren, ku është duartrokitur gjatë procesit të votimit.

Totaj në balotazh tenton ta sfidojë kryetarin aktual, Mytaher Haskuka.

Ai ka rreth 10 për qind më pak vota sesa Haskuka.

“Sigurisht në balotazh votojnë më pak qytetarë”, tha ai.