Shtat të vrarë dhe 22 të plagosur në 24 orët e fundit në Kharkiv

Të paktën shtatë persona u vranë dhe 22 u plagosën nga bombardimet në 24 orët e fundit në Kharkiv.

Një gjë të tillë e ka thënë guvernatori i Kharkivit, Soleh Synegubov, shkruan BBC.

Ai ka thënë gjithashtu se trupat ukrainase kanë rrëzuar dy avionë rusë që sulmuan rajonin.

Kharkiv – i cili ndodhet afër kufirit – ka qenë nën sulm që nga fillimi i luftës.

Por ndryshe nga rajonet më në perëndim, të cilat kanë parë largimin e trupave ruse ditët e fundit, ajo është ende nën sulmin rus.

Kjo është për shkak të pozicionit të saj në skajin e rajonit lindor të Donbasit të Ukrainës, zonë që Rusia shpreson të marrë në ofensivën e saj të radhës./Shqip.com