Senatori republikan e quan nder takimin me Zelenskyn

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mirëpret liderin e pakicës në Senatin amerikan, Mitch McConnell dhe delegacionin që ai drejton në Kiev

Udhëheqësi i pakicës në Senatin amerikan, Mitch McConnell, ka thënë se delegacioni republikan e ka përfunduar vizitën në Ukrainë.

Sipas tij, ishte një nder të takoheshin me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, raporton CNN.

McConnell në udhëtimin e paparalajmëruar, ishte i shoqëruar nga senatorët Susan Collins, John Barrasso dhe John Cornyn.

Zelensky tha se vizita e delegacionit republikan ishte “një sinjal i fortë i mbështetjes dypartiake për Ukrainën nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan”.

McConnell ka deklaruar se ky delegacion e ka rikonfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë plotësisht pas Ukrainës dhe do ta mbështesin atë derisa ta fitojë këtë luftë.