Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do të takohet me Putinin më 26 prill në Moskë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, do të pritet nga presidenti Vladimir Putin të martën.

Ky takim do të ndodh më 26 prill, pas një takimi pune dhe drekë me ministrin e Jashtëm të Rusisë, shkruan CNN.

“Sekretari i Përgjithshëm do të vizitojë Moskën, Federatën Ruse, ku më 26 prill do të ketë një takim pune dhe drekë me ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov dhe do të pritet nga Presidenti Vladimir Putin”, thuhet në një deklaratë të OKB-së.

Të mërkurën, një zëdhënës i OKB-së tha se Guterres po kërkonte audienca të veçanta me Putinin në Moskë dhe presidentin ukrainas ,Volodymyr Zelensky, në Ukrainë për të diskutuar nevojën urgjente për të sjellë paqen.

Guterres do të donte të diskutonte hapat urgjent për të sjellë paqen në Ukrainë dhe të ardhmen e multilateralizmit bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare./Shqip.com