Rusia fajëson Perëndimin për kërcënimin global të sigurisë ushqimore

Rusia ka hedhur poshtë akuzat se pushtimi i saj në Ukrainë ka krijuar kërcënime serioze për sigurinë globale të ushqimit, në vend të kësaj duke fajësuar sanksionet perëndimore.

Lufta në Ukrainë ka bllokuar portet kryesore të vendit në Detin e Zi, duke ndikuar rëndë zinxhirët e furnizimit me ushqim në mbarë botën, shkruan BBC,

Ukraina është një eksportues kryesor i grurit, por tani miliona tonë drithë janë ngecur – duke ndikuar në vendet që mund ta përballojnë më së paku.

“Përpjekjet e Perëndimit për t’ia atribuar të gjitha problemet operacionit ushtarak special dhe për të akuzuar Rusinë për bllokimin e anijeve të huaja në portet e Detit të Zi dhe Detit Azov janë absolutisht të pabaza”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova.

Rritja e çmimeve për produktet bujqësore filloi në vitin 2020 “dhe nuk është aspak rezultat i operacionit special ushtarak” në Ukrainë, pretendoi ajo, përpara se të fajësonte edhe Covid-in.

Pandemia “ka ndërprerë rëndë zinxhirët e vlerës dhe ka rritur ndjeshëm koston e shërbimeve të transportit të ushqimit”, shtoi ajo.

Perëndimi ka akuzuar ushtrinë ruse se mban peng furnizime ushqimore për miliona në mbarë botën./Shqip.com