Rusia bojkoton muzikantët anti-luftë

Oleg Gazmanov, në performancë pro pushtimit të Krimesë (BBC)

Kompania mediatike ruse ‘RMG’ nuk do të transmetojë këngëtarët që ngrenë zërin kundër luftës.

“Arsyeja e këtij vendimi ishin deklaratat e ashpra që këta muzikantë bënë ndaj Rusisë në kontekstin e situatës së vështirë mes Rusisë dhe Ukrainës”, thuhet në deklaratë, njofton ‘BBC‘.

Kompania shpjegoi se respekti për dëgjuesit e saj ishte përparësia kryesore e saj dhe “qëndrimi arrogant dhe përçmues i muzikantëve ndaj dëgjuesve rusë”, nuk i la asaj zgjidhje tjetër veçse të ndërpresë kontratat me artistët.

Lista përfshinte disa muzikantë ukrainas dhe tre bende ruse, duke përfshirë grupin legjendar të ‘rock’ – “Aquarium”, këngëtari kryesor i të cilit, Boris Grebenshchikov, e kishte quajtur luftën “çmenduri” në një postim në “Instagram”. Ai është mjaft aktiv në çështjet politike.

“Kam kaluar gjysmën e jetës sime nën një lloj ndalimi”, tha Grebenshchikov për BBC. “Ka pasur ndalime në vitet ’70, ndalime në vitet ’80 – nuk ka asgjë të pazakontë në këtë. Pastaj të njëjtët njerëz që ju ndalojnë ju japin çmime.”

Ai njihet si mjaft aktiv në çështjet politike.

Dhjetëra mijëra njerëz valëvitën flamuj rusë dhe brohoritën slogane pro-ruse në ngjarjen që festonte përvjetorin e tetë të aneksimit të Krimesë nga Rusia nga.

Shumë prej tyre i kishin thënë BBC-së se ishin bërë presion për të qenë atje.

Në ditën e parë të luftës, këngëtari ukrainas Ivan Dorn publikoi një video në Instagram duke u bërë thirrje rusëve t’i japin fund kësaj katastrofe dhe të mos marrin pjesë në këtë luftë vrastare.

Ditë më vonë ai e gjeti veten në listën e akteve të ndaluara nga Grupi Mediatik Rus dhe emri i tij u shfaq në një tjetër “listë të zezë” të zbuluar në mediat ruse, duke kërkuar që disa muzikantë të ndaloheshin të performonin për shkak të pikëpamjeve të tyre kundër luftës.

“Çdo bashkëpunim me Rusinë ishte i pamundur edhe para shpalljes së ndonjë liste”, tha ai.

Lista thuhet se është shpërndarë në vendet muzikore dhe promovuesit në Rusi.