Presidenti turk i thotë Putinit se do të dëshironte të bashkonte liderët rusë dhe ukrainas

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan & Presidentit rus, Vladimir Putin

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i tha presidentit rus, Vladimir Putin, se do të dëshironte ta bashkonte atë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha Presidenca turke. 

Sipas një deklarate, Erdogan nënvizoi rëndësinë e “të vepruarit me sens të përbashkët dhe të mbajtjes së dialogut”. 

“Presidenti turk, Erdogan, deklaroi se shpresat për paqe ishin ringjallur pasi takimi midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll ishte pozitiv dhe konstruktiv”, thuhet në deklaratë. 

“Presidenti Erdogan shprehu dëshirën e Turqisë për të kurorëzuar përpjekjet e paqes duke bashkuar Presidentin Putin të Rusisë dhe Presidentin Volodymyr Zelensky të Ukrainës”, vazhdoi ai, raporton CNN.

“Presidenti Putin i Rusisë nga ana e tij falënderoi Presidentin Erdogan për pritjen e takimit ndërmjet delegacioneve negociuese ruse dhe ukrainase në Stamboll”, thuhet në deklaratë.