Presidenti i Ukrainës krahason pushtimin rus me Luftën e Dytë Botërore

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë një video mesazhi drejtuar deputetëve izraelit, ka tërhequr paralele midis pushtimit rus të Ukrainës dhe Luftës së Dytë Botërore.

Zelensky tha se pushtimi “nuk është një operacion ushtarak”.

“Është një luftë në shkallë të gjerë që synon shkatërrimin e popullit tonë, shkatërrimin e fëmijëve tanë, familjeve, shtetësisë, qyteteve, kulturave dhe gjithçkaje që i bën ata ukrainas”.

“Kjo është arsyeja pse unë kam të drejtë të bëj këtë paralele në histori. Luftërat tona për mbijetesë dhe Lufta e Dytë Botërore”, raporton BBC.

Para deputetëve izraelitë tha se Partia Naziste, e njohur si NSDAP, ishte nisur në Gjermani 102 vjet më parë më 24 shkurt – data e këtij viti kur Rusia pushtoi Ukrainën.

“Ata po i thonë sërish këto fjalë – ‘zgjidhja përfundimtare’ – në lidhje me ne, kombin ukrainas… u tha në një takim në Moskë”, tha Zelensky.

Ai i kërkoi Izraelit të ndihmojë rezistencën e popullit ukrainas kundër ushtrisë ruse

.Zelensky citoi gjithashtu kryeministren e ndjerë izraelite Golda Meir, në video mesazhin e tij me fjalët “ne duam të jetojmë, por fqinjët tanë duan të na shohin të vdekur”.

“Ne mbetemi, jemi të përgatitur për kompromis”, shtoi ai. Ai po tërhiqte një paralele të drejtpërdrejtë midis Ukrainës tani dhe historisë së Izraelit, duke u përballur me armiqësinë arabe.

Ndër tjerash ai i bëri thirrje Izraelit t’i japë armë Ukrainës dhe pyet pse nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Ai shton se Izraeli ka mbrojtjen ajrore më të mirë në botë dhe thotë “ju patjetër mund të ndihmoni njerëzit tanë, të shpëtoni jetën e ukrainasve”.

Theksojmë se kryeministri izraelit e ka pozicionuar veten si ndërmjetës në konflikt, por gjithashtu është shfaqur ngurrues për të vënë sanksione ndaj Rusisë.

Pushtimi rus mbi Ukrainën ka hyrë në javën e katërt, prej se kur ai nisi më 24 shkurt.