Përforcimi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës është prioriteti kryesor, thotë ministri
Publikuar:
(14.03.2022 23:50:36)
Ministri i mbrojtjes i Ukrainës ka lavdëruar ata që mbrojnë vendin dhe thotë se forcimi i aftësive ajrore dhe raketore janë tani prioriteti kryesor.
“Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të marrë mbështetjen përkatëse ose për të blerë armatimin e kërkuar”, shkruan Oleksiy Reznikov në një postim në Facebook.
Mbrojtësit tanë, burrat dhe gratë tona të guximshme po vazhdojnë t’u shkaktojnë humbje të konsiderueshme pushtuesve rusë çdo ditë,” thotë ai.
“Ushtria jonë, rojet kombëtare dhe kufitare, ushtarët nga të gjithë sektorët e mbrojtjes po i kthejnë vazhdimisht këta mysafirë të paftuar në shtëpi”, raporton BBC.
Reznikov vazhdon duke thënë se ushtria ukrainase është “ndër më të mirat në botë dhe më e forta në Evropë”.