OKB me shumicë votash miraton rezolutën që dënon pushtimin rus të Ukrainës, Serbia voton pro

Keshilli i Sigurimit OKB-së

Asambleja e Përgjithshme e OKB -së ka dënuar me shumicë të madhe votash sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe i ka bërë thirrje Moskës që t’i japë fund agresionit të saj.

141 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara votuan në favor të një rezolute përkatëse të mërkurën në Nju Jork. 35 vende abstenuan, përfshirë Kinën. Ndërsa, vetëm pesë shtete e kundërshtuan vendimin.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka publikuar listën e shteteve që votuan kundër agresionit rus.

Në këtë listë shihet se Serbia ka votuar pro rezolutës së OKB-së.

Lista e shteteve që kanë votuar kundër agresionit rus në Ukrainë

Objektivi minimal ishte 100 vota – si në një rezolutë të vitit 2014 që shpalli të pavlefshëm një referendum rus në Krime.

Në rezolutë, vendet anëtare “dënojnë fuqishëm” pushtimin rus të Ukrainës dhe dënojnë vendimin e presidentit rus Vladimir Putin për të vënë forcat bërthamore të vendit të tij në gatishmëri të lartë. Rezoluta nuk mund të bllokohet me veto në Këshillin e Sigurimit, ku Rusia ka një vend të përhershëm. Takime të tilla urgjente të Asamblesë së Përgjithshme janë relativisht të rralla.

Përpara votimit, Zyra e Jashtme Federale tha se qeveria federale po shpresonte për “një sinjal të gjerë” nga bota për Rusinë.