OKB: Më shumë se pesë milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina që nga fillimi i luftës

Refugjatë në Gjermani

Rreth pesë milionë ukrainas janë larguar nga vendi që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët e ka konfirmuar se 5,133,747 janë larguar deri më tani, derisa vetëm nga e enjtja e kësaj jave 48,387 persona janë larguar, shkruan BBC.

Gratë dhe fëmijët përbëjnë 90 për qind të atyre që janë larguar nga vendi.

Disa vende kanë pranuar refugjatë ukrainas, por shumica kanë shkuar në Poloni.

Gati gjashtë nga 10 personat që ikën nga vendi apo 2,867,241 janë vendosur në Poloni.

Teksa luftimet po vazhdojnë një numër i madh i personave kanë mbetur në Ukrainë, vetëm në qytetin mbi 100 mijë civilë mbeten në Mariupol./Shqip.com