Një tjetër gjeneral rus ka vdekur në Ukrainë

Forcat ruse

Zëvendëskomandanti i ushtrisë së 8-të të forcave të armatosura ruse, Vladimir Petrovich Frolov, ka vdekur në luftën në Ukrainë.

Një gjë të tillë e ka raportuar agjencia ruse e lajmeve TASS, shkruan BBC.

Lajmi u konfirmua nga guvernatori i Shën Petersburgut, Alexander Beglov.

Beglov tha: “Vladimir Petrovich Frolov vdiq një vdekje heroike në betejë me nacionalistët ukrainas”.

Guvernatori shtoi se Frolov “sakrifikoi jetën e tij që fëmijët, gratë dhe të moshuarit në Donbas të mos dëgjonin më shpërthime bombash. Të ndalonte së prituri vdekjen dhe të largohej nga shtëpia, të thoshte lamtumirë sikur të ishte hera e fundit”.

Por, shumica e granatimeve që po ndodhin në Ukrainë po kryhen nga Rusia.

Gjatë gjithë luftës, disa gjeneralë rusë dhe personel ushtarak të rangut të lartë janë raportuar të vdekur.

Është e pazakontë që oficerë të tillë të rangut të lartë të vënë veten në rrezik duke iu afruar fushës së betejës dhe burimet perëndimore besojnë se ata e kanë bërë këtë për të marrë njëfarë kontrolli mbi operacionet që, në disa zona, kanë ngecur keq, shkruan BBC./Shqip.com