Një person plagoset me armë në Skenderaj gjatë festës zgjedhore
Një person është plagosur në orët e mbrëmjes në qytetin e Skenderajt, pas të shtënave më armë në sheshin ”Adem Jashari”, ku qytetarë të shumtë janë duke festuar.
Lajmi është konfirmuar për Gazetën SHQIP.com nga zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se gjendja ë viktimës është jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 20:45, është raportuar se në QKMF-Skenderaj, viktima mashkull i moshës 33 vjeçar, ka kërkuar tretman mjekësor si pasoj e lëndimit nga një predhë (plumbi), sipas autoriteteve mjekësore raportohet se gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë.
Nga hetimet e para bëhet e ditur se lëndimi i viktimës ka ndodhur në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj”, ka deklaruar Zahiti.
Nga 58 për qind të votave të numëruara Fadil Nura i PDK-së është duke prirë në këtë komunë me 56,37 për qind i pasuar nga Jashari me 40,25 për qind./SHQIP.com