“NATO nuk do të ndërhyjë me forca ushtarake në luftën në Ukrainë”

NATO nuk do të rrezikojë një përshkallëzim në luftën në Ukrainë duke ndërhyrë me forcë ushtarake, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në konferencën e përbashkët për shtyp në Berlin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg të enjten.

“Është detyra kryesore e aleancës të sigurojë sigurinë e të gjithë anëtarëve” potencoi ai, shkruan CNN.

Gjermania po dërgon ndihmë financiare dhe humanitare, si dhe mallra ushtarake, në Ukrainë, por Berlini ka deklaruar vazhdimisht se nuk do të dërgojë avionë luftarakë për të ndihmuar forcat ukrainase në mbrojtjen e tyre kundër pushtimit rus.

“Fati i njerëzve në Ukrainë na prek thellë. Putini sjell vuajtje të tmerrshme dhe vdekje për njerëzit në Ukrain Ne jemi me Ukrainën”, shtoi Schtolz.

Ai po ashtu shtoi se “ne jemi gjithashtu të prekur nga ata shumë të rinj rusë të udhëhequr nga lidershipi i tyre që kundërshtojnë një luftë të pakuptimtë”.