Ministri i Jashtëm ukrainas dënon sulmin e Rusisë ndaj memorialit të Holokaustit

Forcat ruse kanë bombarduar memorialin e Holokaustit që gjendet në afërsi të kryeqytetit ukrainas, Kievit.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba kritikoi sot sulmin e Rusisë në një vend përkujtimor të Holokaustit pranë qytetit të Kharkiv, shkruan CNN.

“Pse Rusia vazhdon të sulmojë memorialet e Holokaustit në Ukrainë?” Kuleba pyeti në një postim në Twitter, duke shtuar se ai pret që Izraeli të dënojë atë që ai e quajti një akt “barbarizmi”.

Granatimet ruse dëmtuan një monument Menorah kushtuar “kujtimit të mbi 15,000 hebrenjve të vrarë nga nazistët”, shkroi ministri i Jashtëm.

Në fillim të këtij muaji, sulmet ajrore ruse goditën Qendrën Përkujtimore të Holokaustit, Babyn Yar, në Kiev, ku rreth 70,000 deri në 100,000 njerëz u qëlluan nga nazistët./Shqip.com