Merkel thyen heshtjen, flet për luftën në Ukrainë

Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbajtur fjalimin e saj të parë publik këtë vit, duke thyer heshtjen e saj për pushtimin rus të Ukrainës raporton BBC.

Në një ngjarje në Berlin, zonja Merkel, e cila dha dorëheqjen në fund të vitit 2021, mbështeti punën e qeverisë gjermane, BE-së, SHBA-së, NATO-s dhe të tjerëve që synonin t’i jepnin “fund kësaj lufte barbare”.

“Solidariteti im shkon për Ukrainën, e sulmuar dhe pushtuar nga Rusia, dhe për të mbështetur të drejtën e saj për vetëmbrojtje.”

Zonja Merkel është kritikuar për përpjekjen për t’u angazhuar me Vladimir Putinin e Rusisë gjatë periudhës së saj 16-vjeçare në detyrë, veçanërisht për pranimin e gazsjellësit Nord Stream 2. Projekti i tubacionit u pezullua përfundimisht nga pasardhësi i saj Olaf Scholz, dy ditë para pushtimit rus./Shqip.com