Mbretëria e Bashkuar premton 1 miliard paund shtesë në mbështetje ushtarake për Ukrainën

REUTERS

Britania e Madhe do të ofrojë një ndihmë ushtarake shtesë prej 1 miliard paund për Ukrainën – gati dyfishim në mbështetjen e saj për luftën kundër pushtimit rus.

Financimi i ri e çon ndihmën ushtarake dhënë Kievit në 2.3 miliardë paund – dhe Britania e Madhe ka shpenzuar gjithashtu 1.5 miliardë funte në mbështetje humanitare dhe ekonomike për Ukrainën, shkruan BBC.

Kryeministri, Boris Johnson tha se shpenzimet britanike po “transformonin mbrojtjen e Ukrainës”.

Premtimi erdhi pasi presidenti Zelensky u kërkoi udhëheqësve të NATO-s të bëjnë më shumë për të ndihmuar përpjekjet luftarake të Ukrainës.

Zelensky u tha udhëheqësve të NATO-s se kostoja mujore e mbrojtjes për Ukrainën ishte rreth 5 miliardë dollarë (4.12 miliardë paund).

Mbretëria e Bashkuar është e dyta vetëm pas SHBA-së për sa i përket ndihmës ushtarake për Ukrainën – SHBA miratoi së fundmi një paketë mbështetjeje prej 40 miliardë dollarësh (33 miliardë paund)./Shqip.com