Mbi 30 të vdekur dhe të plagosur pas sulmit rus me raketa në stacionin e trenit Kramatorsk

Dy raketa kanë goditur stacionin e trenit në qytetin ukrainas Kramators.

Për lajmin njoftoi kreu i sistemit hekurudhor kombëtar të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin, në kanalin e tij zyrtar në Telegram të premten.

Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetsk, konfirmoi se reaguesit e parë po raportonin mbi 30 viktima pas sulmit, raporton “CNN“.

“Fashistët rusë goditën stacionin hekurudhor Kramatorsk me një goditje raketore Iskander”, tha ai në Telegram.

Policia dhe ekipet e shpëtimit raportojnë për dhjetëra të vdekur dhe të plagosur.

Kyrylenko pohoi se mijëra njerëz ishin në stacion gjatë sulmit me raketa, në mes të evakuimit të banorëve nga rajoni i Donetsk në zona më të sigurta të Ukrainës.

Pamjet nga stacioni i trenit në Kramatorsk

“Rashistët [fashistët rusë] e dinin mirë se ku po goditnin dhe çfarë duan: duan të marrin peng sa më shumë njerëz paqësorë, duan të shkatërrojnë gjithçka ukrainase,” shtoi ai.

Qyteti lindor i Kramatorsk ishte një nga vendet e para që u vu në shënjestër nga ushtria ruse kur pushtimi i Ukrainës filloi më 24 shkurt.