Kryeministri i Britanisë së Madhe, Johnson, takohet me presidentin e Ukrainës në Kiev

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, po zhvillon një takim me Presidentin, Volodymyr Zelensky në Kiev këtë pasdite.

Ambasada e Ukrainës në Londër ka postuar në Twitter një fotografi të dy burrave duke zhvilluar bisedime.

Nënkryetari i zyrës së presidentit ukrainas, Andriy Sybiha, tha në Facebook se Johnson dhe Zelensky po mbanin “një takim kokë më kokë”.

“Britania e Bashkuar është lider në mbështetjen e mbrojtjes për Ukrainën. Lider në koalicionin kundër luftës. Lider në sanksionet kundër agresorit rus,” shtoi ai.

Downing Street po ashtu e ka konfirmuar takimin e dy presidentëve në kryeqytetin ukrainas Kiev.

Një zëdhënës i numrit 10 tha:

“Kryeministri ka udhëtuar në Ukrainë për të takuar personalisht Presidentin Zelensky, në shenjë solidariteti me popullin ukrainas. Ata do të diskutojnë mbështetjen afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën dhe kryeministri do të përcaktojë një paketë të re ndihme financiare dhe ushtarake”.

Gjatë ditës së sotme Ukrainën e ka vizituar edhe Ursula Von der Leyen./Shqip.com