Këshilltarja e BE-së konfirmon shtetet që nuk ishin pro liberalizimit të vizave

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka konfirmuar se Franca, Suedia, Holanda, Spanja dhe Belgjika ishin shtete që nuk ishin pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ajo ka thënë se në këtë mënyrë këto shtete po përkrahin Serbinë pro-ruse dhe turpërojnë gjithë Evropën.

“Urime, Franca, Suedia, Holanda, Belgjika, Spanja, – kështu promovoni kohezionin brenda Evropës ne kemi nevojë tani, kështu promovoni frymën evropiane… JO. Ju mbështesni Serbinë pro-ruse dhe turpëroni të gjithë pro-evropianët brenda dhe jashtë BE-së. Në cilën anë qëndroni?”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ndryshe, ndryshe, në mbledhjen e mbyllur të Këshillit të Bashkimit Evropian është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Siç ka kuptuar REL, ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.

Pas shqetësimeve në rritje për terrorizmin dhe krizën me migrantë, zyrtarët evropianë kanë bërë thirrje prej kohësh për menaxhim më të mirë të njerëzve që hyjnë në kufijtë e BE-së.

Ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

Takimi i radhës i këtij grupi pritet të jetë në nëntor të këtij viti.