Kancelari i Austrisë do të takohet me Presidentin Putin të hënën

Kancelari austriak, Karl Nehammer

Kancelari austriak Karl Nehammer do të udhëtojë nesër në Rusi për të takuar Presidentin Vladimir Putin, ka thënë një zëdhënës i qeverisë austriake sipas agjencisë së lajmeve Reuters, raporton BBC.

Kjo pason vizitën e Nehammer në Kiev të shtunën për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.