Jashari : Sa ishte Thaçi gjendja në arsim ishte më e mirë

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari

Rrahman Jashari është shprehur se në kohën kur Kosova po qeverisej nga Hashim Thaçi, gjendja në arsim ka qenë në gjendjen më të mirë.

Duke folur për secilin kryeministër, Jashari thotë për Shqip.com se nga të gjithë kryeministrat që kanë qeverisur me Kosovën, Hashim Thaçi ka qenë ai i cili i ka marrë parasysh më së shumti kërkesat e SBASHK.

“Arsimi është ndier mirë e është përkrahur në kohën e kryeministrit Thaçi, edhe me atë kemi pasur kundërshtime por ai ka qenë kryeministri që mbahet mend jo vetëm për ne por edhe për sektorët tjerë, ka qenë kryeministër që e kam mbajt fjalën.
Te kryeministri Mustafa hetoj se ai ndihej keq kur ne përmendnim grevat dhe protestat.Po ashtu përplasje dhe greva kemi pasur edhe në kohën e Haradinaj por virtyti i tij ka qenë se sa herë kemi kërkuar takim ai na ka pranuar” thotë Jashari për Shqip.com.

Me kryeministrin Kurti, Jashari thotë se kanë pasur vetëm një takim.

“Si kryeministër kemi pasur vetëm një takim me Kurtin, këto takime kanë ndodhur në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje po zhvillonte negociata për Qeverinë me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Por në momentin që ai u bë Kryeministër ndryshoi qasje” thotë Jashari.

Jashari thotë se edhe për inat të ndërkombëtarëve nuk mund ta gjejë një fjali të bukur për Kurtin.