Haradinaj: Kërkesa amerikane për shtyrjen e vendimit dëshmon se Qeveria nuk i ka njoftuar paraprakisht

Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e Ministrisë së Punëve  të Jashtme Meliza Haradinaj, ka thënë se kërkesa e Amerikës për shtyrje të vendimit për targa tregon se Qeveria e Kosovës nuk i ka njoftuar ata paraprakisht.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se vendimet impulsive në qeverisje në të shumtën e rasteve janë të dëmshme.

Kërkesa amerikane për shtyrje 30 ditëshe të implementimit të vendimit për targa dëshmon se Qeveria nuk qenka koordinuar (lexo: NUK i ka njoftuar paraprakisht) partnerët ndërkombëtar për planin e veprimit. Vendimet impulsive në qeverisje në të shumtën e rasteve janë të dëmshme”, shkroi Haradinaj.

Tutje, Haradinaj tha se moskoordinimi për çështje të sigurisë me partnerët e ngushtë po i dobëson deri në atë pikë sat ë zmbrapsen turpshëm para Serbisë.

“Moskoordinimi për çështje të sigurisë me partnerët e ngushtë (sidomos SHBA), duke besuar se forcon sovranitetin dhe vetëvendosjen politike, në realitet po na dobëson duke u detyruar të zmbrapsemi turpshëm përballë Serbisë (e Rusisë)”.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyej për datën 1 shtator masat e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet.

Ky vendim, siç njofton Qeveria ka ardhur pas bisedimeve me faktorët ndërkombëtarë, amerikanë dhe evropianë.