Franca dhe Gjermania përgatiten për reduktimin e gazit rus

Franca dhe Gjermania po përgatiten për një reduktim të furnizimit të gazit rus.

Një gjë të tillë e ka thënë ministri francez i ekonomisë, Bruno Le Maire.

Ai po i përgjigjej paralajmërimit të presidentit rus Vladimir Putin se Moska do të mbyllë rubinetat për ata që refuzojnë të paguajnë në rubla.

“Nesër mund të ketë një situatë në të cilën… nuk ka më gaz rus. Na takon ne të përgatitemi për këta skenarë dhe ne po përgatitemi,” tha Le Maire.

Le Maire mbajti bisedimet në Berlin me homologun e tij gjerman, Robert Habeck./Shqip.com