Forcat ukrainase vazhdojnë me kundërsulm në Kharkiv

Një kundërsulm ukrainas në veri vazhdon të prishë linjat ruse të furnizimit.

Forcat ruse “nuk kryen operacione sulmuese në drejtimin Kharkiv. Përpjekjet kryesore u përqendruan në parandalimin e avancimit të trupave tona në zonën e vendbanimit Vesele”, tha të premten Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

Ukrainasit kanë marrë një sërë fshatrash në këtë zonë në lindje të Kharkiv.

CNN raportoi herët të premten se dy ura në zonë ishin prishur, sipas imazheve satelitore. Duket e mundshme që njësitë ruse shkatërruan urat në një përpjekje për të mbrojtur linjat e tyre të furnizimit nga përparimet e mëtejshme të Ukrainës.

Diku tjetër në rajonin e Kharkiv, rusët duket se po përdorin artileri në mënyrë sporadike, por me efekt vdekjeprurës.

Të enjten, granatimet e qytetit të Derhaçit vranë dy persona, sipas administratës lokale, dhe shkatërruan qendrën humanitare dhe objektet mjekësore.

Derhachi është rreth 10 milje (16 kilometra) në veri të Kharkiv, i cili është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës.