Forcat ruse kanë humbur rreth një mijë tanke në Ukrainë deri më tani

(Photo by Christopher Furlong/Getty Images)

Forcat ruse kanë humbur gati rreth një mijë tanke dhe mbi 350 copë artilerie, si dhe pothuajse tre duzina avionë bombardues luftarakë me krahë fikse dhe më shumë se 50 helikopterë, deri më tani në luftën e vazhdueshme në Ukrainë.

Një gjë të tillë e ka pretenduar një zyrtar i lartë i mbrojtjes në SHBA, shkruan CNN.

Megjithatë, me gjithë atë humbje, SHBA vlerëson se rusët “ende kanë … shumicën e aftësive të tyre të mbetura në dorë”, shtoi zyrtari. “Ata kanë investuar shumë nga pajisjet dhe personeli i tyre në këtë luftë, dhe ukrainasit kanë pësuar humbje, rusët kanë pësuar humbje”.

“Rusët kanë një epërsi këtu për sa i përket numrit të aseteve që mund të aplikojnë në këtë luftë për sa i përket njerëzve, pajisjeve dhe armëve, dhe ne vetëm duhet ta kemi parasysh këtë,” shtoi zyrtari.

SHBA-ja dhe aleatët e NATO-s vazhdojnë të trajnojnë ushtarët ukrainas për sistemet e armëve të SHBA-së dhe NATO-s jashtë Ukrainës, shtoi zyrtari.

419 ushtarë ukrainas kanë përfunduar trajnimin e obusit M-777, rreth 30 ukrainas kanë përfunduar kursin bazë të mirëmbajtjes së obusit dhe 17 të tjerë kanë përfunduar kursin më të avancuar 14-ditor të mirëmbajtjes për sistemet Howitzer, vazhdoi zyrtari./Shqip.com