Fajon: Shpresojmë se do të ketë zgjidhje për Kosovën, Asociacioni duhet të formohet

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon ka folur lidhur me situatën në Kosovë.

Fajon cilësoi se duhet të formohet edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

“Gjëja më e rëndësishme është që të dy palët të tregojnë një qëndrim konstruktiv dhe të gjejnë një zgjidhje sa më parë të jetë e mundur që do të sigurojë një jetë normale për të gjithë njerëzit në Kosovë, veçanërisht tani që njerëzit janë të frikësuar,” tha Fajon.

Krahas kësaj, Fajon tha se marrëveshjet për të cilat Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord në Bruksel, duhet të zbatohen.

“Zbatimi i marrëveshjeve të rëna dakord, kam parasysh, marrëveshja e Brukselit e 2013 është detyruese për të dy palët dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të zbatohet”.

Ai thotë se Përfaqësuesi i Posaçëm i BE për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, po punon aktivisht për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nga njëra anë dhe nga ana tjetër, ambicia duhet të ekzistojë. Dialogu është i hapur. Unë e di se Lajçak po punon dhe se ka një dialog të qetë që është i rëndësishëm në këtë kohë. Unë shpresoj se ne do të kemi sukses, jo vetëm BE, por i gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe ka disa të tjerë që janë në bisedime. Shpresoj se do të gjejmë një zgjidhje dhe se nuk do të ketë përshkallëzim,” theksoi Fajon.

Megjithatë, Fajon vuri në dukje se ka njohur lidhur me planin franko-gjerman, por deklaroi se do të mbështesë çdo nismë që mund të çojë në zbatimin e marrëveshjeve të arritur në Bruksel.