EXIT POLL-i për Mitrovicën: Bedri Hamza fiton pa balotazh

Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompania UBO-Consulting thuhet që në Komunën e Mitrovicës fitues del të jetë Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës me 53% të votave.

Pas tij në këtë listë është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri me 34%, ndërsa i treti del që të jetë Armend Agoli nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.5%.

Ndërsa, sipas rezultateve të EXIT POLL-it të Albanian Post, Bedri Hamza fiton pa balotazh me 57.9%.

I dyti është Bahtiri me 32.5%.

Kurse i treti, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Agolli me 9.6%.

Rezultatet e Exit Poll kanë dalë nga qytetarët e pyetur për zgjedhjen e tyre politike në ditën e sotme, duke ruajtur anonimitetin.

Qendrat e votimit tashmë janë mbyllur në orën 19:00./SHQIP.com