Ekonomia e Ukrainës humbet 170 milionë dollarë në ditë

Një fabrikë çeliku ukrainase e fotografuar para luftës/ Marrë nga CNN

Ukraina po humbet 170 milionë dollarë çdo ditë që po shkëputet nga deti.

Kryeministri i vendit Denys Shmyhal tha se kapaciteti kombëtar i eksportit në Ukrainë ishte më shumë se i përgjysmuar.

“Nëntëdhjetë milionë tonë prodhime bujqësore, të cilat Ukraina planifikoi të eksportonte në vendet e Azisë, Afrikës dhe Evropës, janë bllokuar”, tha Shmyhal.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të hënën thanë se do të pezullojnë tarifat për çelikun ukrainas për një vit, duke përmendur dëmin që lufta i ka shkaktuar industrisë, shkruan BBC.

Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump, vendosi një tarifë prej 25% për importet e çelikut nga vende, përfshirë Ukrainën.

SHBA ranë dakord të lehtësojnë tarifat e kohës së Trump për dërgesat e çelikut dhe aluminit në Mbretërinë e Bashkuar në mars.

Kjo pasoi marrëveshjet e mëparshme me Bashkimin Evropian dhe Japoninë mbi taksat e diskutueshme.