E fundit: Caktohet takimi Kurti-Krasniqi

Disa orë pasi që Memli Krasniqi iu drejtua me një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ky i fundit i ka bërë ftesë zyrtare për takim kryetarit të PDK-së.

Burime të Shqip.com brenda partisë më të madhe opozitare, bëjnë të ditur se takimi midis Krasniqit dhe Kurtit do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme në mëngjes.

Kjo ftesë vjen pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit. Në letrën e Krasniqit dërguar Kurtit është kërkuar një koordinim pas situatës së krijuar në veri të vendit.