Dita e katër e barrikadave në veri
Që nga dita e shtune në veri të vendit rrugët janë të bllokuara.
Serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme Gjykata Themelore në Prishtinë shqiptojë masën e arrestit prej 30 ditë paraburgim për Pantiq.
Ai po dyshohet se ka organizuar sulmin terrorist ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor, kur janë sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë.
Për të zgjidhur situatën në Kosovë po qëndron I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ai gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takim me krerët e shtetit ndërsa sot pritet të takohet me liderët e opozitës.
Ndërkohë, kryediplomati evropian, Josep Borrell, i ka kërkuar të dërguarit të bllokut evropian për Ballkanin, Miroslav Lajçak, që të vizitojë më 14 dhjetor Ballkanin.