Chernihiv nën sulm, pavarësisht pretendimit të Moskës për zvogëlimin e operacioneve

Chernihiv ka pësuar prej ditësh granatime intensive

Pavarësisht pretendimeve të Rusisë për zvogëlimin e operacioneve, duket se sulmet në Chernihiv po vazhdojnë.

Kryetari i qytetit verior të Ukrainës, Chernihiv, Vladyslav Atroshenko, ka hedhur poshtë këto pretendime për një zvogëlim të operacioneve, pas asaj që ai e përshkruan si një “sulm kolosal”.

Fjalët e tij erdhën pasi u zbulua se qyteti ishte “nën zjarr” nga sulmet ajrore ruse ndërsa granatimet vazhduan gjatë natës, sipas Viacheslav Chaus, kreu i administratës rajonale të Chernihiv.

Në një intervistë kryebashkiaku i qytetit kundërshtoi pretendimin e Rusisë të martën se planifikonte të “ulte në mënyrë drastike” sulmin e saj ushtarak në Chernihiv dhe kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Ky është edhe një konfirmim që Rusia gënjen gjithmonë”, i tha ai.

Rusia e bëri këtë pretendim të martën, pas bisedimeve që pati me përfaqësuesit ukrainas në Turqi.

Por sipas Atroshenkos, armiqësitë në të vërtetë u shtuan në Chernihiv që kur u bë pretendimi.

“Ata po thonë zvogëlimin e intensitetit, ata në fakt kanë rritur intensitetin e sulmeve. Sot kemi një sulm kolosal në qendrën e Chernihiv. Njëzet e pesë persona janë plagosur dhe tani janë në spitale. Ata janë të gjithë civilë Pra, sa herë që Rusia thotë diçka, kjo duhet të kontrollohet me kujdes”.

Në një intervistë të postuar në Telegram të mërkurën, Chaus tha se situata në rajon nuk kishte ndryshuar pavarësisht pretendimeve nga Rusia.

Ai tha se trupat ruse kishin kryer sulme në qytetin e Nizhyn, duke shkatërruar “infrastrukturën civile” si dhe “bibliotekat, qendrat tregtare dhe shumë ndërtesa banimi”, ndërsa në Chernihiv “nuk ka energji elektrike, pa ujë, pa ngrohje dhe gaz. .”

Komunikimet janë ndërprerë pa asnjë mundësi për t’i rivendosur ato, duke e bërë të vështirë arritjen e fshatrave të izoluar.

Derisa, trupat ukrainase janë të përgatitura dhe po luftojnë kundër trupave ruse në rajonin e Chernihiv./Shqip.com