Anglia: Rusia po dërgon pajisje nga Bjellorusia për të rritur sulmin në Ukrainën lindore

Mariupol

Rusia po vazhdon të sulmojë Ukrainën e ndihmuar nga Bjellorusia.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se forcat ruse në Ukrainë po drejtonin furnizimet e siguruara nga aleati i saj Bjellorusia drejt rajonit lindor të vendit, ku sulmet janë intensifikuar, shkruan CNN.

“Forcat ruse vazhdojnë të rivendosin pajisjet luftarake dhe mbështetëse nga Bjellorusia drejt Ukrainës lindore. Kjo përfshin vendndodhje afër Kharkiv dhe Severdonetsk. Artileria ruse vazhdon të godasë pozicionet ukrainase në të gjithë lindjen e vendit ku Rusia planifikon të rinovojë aktivitetin e saj sulmues. Megjithëse fokusi operacional i Rusisë është zhvendosur në Ukrainën lindore, objektivi përfundimtar i Rusisë mbetet i njëjtë”, thuhet në raport.

Bjellorusia është përdorur si trampolinë për shumë prej operacioneve ajrore të Rusisë në Ukrainë, sipas inteligjencës së mbledhur nga avionët e vëzhgimit të NATO-s.

Ushtria ukrainase thotë se ka rrëzuar disa raketa të lëshuara drejt territorit të saj nga Bjellorusia. –

SHBA ka dënuar Minskun me sanksione që synojnë firmat bjelloruse të mbrojtjes, ministrin e mbrojtjes të vendit dhe kanë pezulluar marrëdhëniet normale tregtare me vendin./Shqip.com