Anëtarësimi i Ukrainës në BE do të diskutohet në “ditët e ardhshme”, tha Presidenti i Këshillit Evropian

Kërkesa e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të diskutohet në “ditët e ardhshme”, tha Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel përmres një postimi në Twitter.

Ai shkroi se “BE qëndron fort në krah të Ukrainës në përpjekjet për të lehtësuar vuajtjet humanitare të shkaktuara nga agresioni rus dhe për të garantuar sigurinë bërthamore”, shtoi Michel. “Solidariteti, miqësia dhe ndihma e paprecedentë e BE-së për Ukrainën janë të palëkundura.”

Ndërkohë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjithashtu postoi në Twitter në lidhje me telefonaten e tij me Michel.

“Diskutuam kërcënimin ndaj objekteve bërthamore, granatimet e infrastrukturës civile dhe kritike. Ne duhet ta ndalojmë këtë. Ngriti çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në BE. Populli i Ukrainës e meriton këtë. Ndaloni Rusinë”, shkroi ai.