562 ushtarë rusë gjenden në burgjet e Ukrainës

562 ushtarë rusë janë kapur gjatë luftimeve në Ukrainë. 

Ata po mbahen në qendrat e ndalimit në Ukrainë.

Qeveria e Ukrainës është duke mbledhur informacione rreth personave të cilët janë zhdukur në këtë periudhë të konfliktit poashtu informacione do të mblidhen edhe për të burgosurit. 

Ministrja për rintegrimin e territoreve të pushtuara të Ukrainës, Irina Vereschuk, ka deklaruar se ata do të krijojnë një regjistër për këto kategori si dhe do të aktivizojnë një linjë telefonike e cila do të jetë e hapur 24 orë për të gjithë ata qytetarë të cilët japin informacione.

“Aktualisht ne kemi 562 ushtarë rusë të burgosur. Ne jemi duke bashkëpunuar ngushtë me Kryqin e Kuq sa i përket grumbullimit të dhënave. Të gjithë të burgosurit rusë trajtohen sipas ligjeve ndërkombëtare”. ka thënë ajo.

Ajo ka bërë thirrje banorëve që të lajmërojnë personat të cilët janë të zhdukur ose ndoshta mbahen si pengje. Është zotuar se bisedat e tyre do të mbahen konfidenciale. /Shqip.com