Lajme

Lista Serbe-serbëve në veri: Mos bini pre e provokimeve të Sveçlës dhe pushtetit nga Prishtina

Lista Serbe

Lista Serbe ka dalur me një komunikatë për media ku ju është drejtuar qytetarëve serb në veri të Kosovës duke ju thënë që të mos bien pre e provokimeve të Ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçlës dhe Qeverisë së Kosovës.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtarë, Lista Serbe ju është drejtuar serbëve duke ju thënë se pushteti në Kosovë po tenton t’i paraqes serbët e veriut si të këqinj.

“Lista serbe dënon çdo lloj kërcënimi të sigurisë pa marrë parasysh se nga cila anë vjen, dhe ju bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve të Xhelal Sveçlës dhe pushtetit nga Prishtina që kërkojnë ta paraqesin popullin tonë në veri si djem të këqij, apo të krijojnë një alibi për veten për ndërhyrje të dhunshme dhe ngacmim të popullit serb, në veri të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Tutje ata thonë se në mjediset serbe nuk ka tensione dhe konflikte si dhe me shqiptarët dhe komunitetet tjera serbët jetojnë në paqë.

Ndërsa, ata thonë se nuk i shkon Prishtinës që çdo ditë dërgon forca të armatosura të cilat ngacmojnë dhe shtypin qytetarët në veri.

“Në mjediset serbe nuk ka tensione dhe konflikte, dhe serbët me shqiptarët, boshnjakët, goranët, romët dhe të tjerët jetojnë në paqe, por kjo nuk i shkon Prishtinës që gati çdo ditë dërgon forcat speciale shqiptare të armatosura deri në dhëmbë në ser mjedise biane që më pas ngacmojnë shtypin qytetarët, dhe krijojnë kaos në të cilin vuajnë të pafajshmit si ata. Fati i Sofronijeviqit”.

Ata apelojnë tek serbët që ta ruajnë qetësinë në mënyrë që të mbijetojnë në këto zona.

“Qytetarë të dashur, duke mirëkuptuar gjithçka që po na ndodh prej javësh, duhet të ruajmë paqen dhe privatësinë, në mënyrë që të mbijetojmë dhe të qëndrojmë në këto zona dhe prandaj ju bëjmë thirrje të përmbaheni. Ne jemi të tanë, dhe kështu do të mbetet”.

Lexo edhe:
Sveçla: Strukturat e caktuara serbe, po bëjnë përpjekje të na pengojnë të kryejmë detyrën tonë

Sot gjatë ditës, njësitë policore janë sulmuar në Liqenin e Ujamanit deri sa ishin duke vendosur një barkë patrulluese.

Po ashtu është bërë e ditur se në drejtim të njësive policore është shtënë 10 herë me armë zjarri.

Lidhur më këtë ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ministri i Ministrisë së Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai është shprehur se  struktura të caktuara serbe, po bëjnë përpjekje maksimale të na pengojnë apo ndalojnë të kryejmë detyrën tonë brenda vendit.

“Rreth 10 herë sot është shtënë drejt zyrtarëve të policisë kufitare derisa ata po kryenin detyrën e tyre zyrtare, kontrollën rutinore në Liqenin e Ujmanit. Grupet ilegale serbe të cilat tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe, po bëjnë përpjekje maksimale të na pengojnë apo ndalojnë të kryejmë detyrën tonë brenda vendit tone”, ka thënë Sveçla.

Lexo edhe:

Policia e Kosovës sulmohet me armë në Liqenin e Ujmanit

Sipas Sveçla gjuatja me armë drejt zyrtarit policor është sulm ndaj instuticionit kryesor të shtetit.

Lexo edhe:
Kurti: Hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është hera e dytë brenda një jave që Policia e Kosovës po sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se kjo ndodhi vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës.

“Rreth 10 të shtëna janë qëlluar sot në drejtim të Policisë Kufitare që po hipte në një patrullë me varkë në liqenin e Ujmanit. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës”, shkroi Kurti.

Kurti tha se rrugët sot janë pa barrikada por që bandat kriminale po vazhdojnë të barrikadojnë vetën kundër agjencive të Kosovës dhe zbatimit të ligjit./Shqip.com