Lajme

Sveçla: Strukturat e caktuara serbe, po bëjnë përpjekje të na pengojnë të kryejmë detyrën tonë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Sot gjatë ditës, njësitë policore janë sulmuar në Liqenin e Ujamanit deri sa ishin duke vendosur një barkë patrulluese.

Po ashtu është bërë e ditur se në drejtim të njësive policore është shtënë 10 herë me armë zjarri.

Lidhur më këtë ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai është shprehur se  struktura të caktuara serbe, po bëjnë përpjekje maksimale të na pengojnë apo ndalojnë të kryejmë detyrën tonë brenda vendit.

“Rreth 10 herë sot është shtënë drejt zyrtarëve të policisë kufitare derisa ata po kryenin detyrën e tyre zyrtare, kontrollën rutinore në Liqenin e Ujmanit. Grupet ilegale serbe të cilat tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe, po bëjnë përpjekje maksimale të na pengojnë apo ndalojnë të kryejmë detyrën tonë brenda vendit tone”, ka thënë Sveçla.

Lexo edhe:
Policia e Kosovës sulmohet me armë në Liqenin e Ujmanit

Sipas Sveçla gjuatja me armë drejt zyrtarit policor është sulm ndaj instuticionit kryesor të shtetit.

“Gjuajtja me armë drejt zyrtarit policor është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit. Për më pak se 1 javë, 2 herë strukturat kriminale kanë shtënë drejt zyrtarëve policor për t’i penguar ose për t’i vrarë ata”, ka thënë Sveçla.

Ne mbesim të angazhuar me të gjitha kapacitetet tona që t’i kryejmë detyrat tona që na obligon ligji e Kushtetuta jonë. Për asnjë kusht nuk do të tërhiqemi nga e drejta jonë, pavarësisht çdo sulmi të organizuar apo orkestruar nga kriminelë që ju pengon puna jonë në çdo cep të Republikës së Kosovës, ka shtuar më tutje Sveçla./Shqip.com