Linda Halimi: Më kanë ofruar 10 mijë dollarë për të kaluar një javë me mua

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, ka disa vite që është duke jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo herë pas here viziton Kosovën dhe Shqipërinë për t’u çmallur me familjarët dhe për të realizuar projekte muzikore.
Së fundmi, Linda ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live” direkt nga Amerika, ku ka treguar më të rejat e saj në aspektin profesional dhe atë personal.
Linda nuk hezitoi t’i përgjigjej edhe pyetjes se si janë reagimet e saj dhe të bashkëshortit të saj kur të tjerët i shkruajnë komente ofenduese.

Këngëtarja tha se ajo se bashku me bashkëshortin e saj, Big D, qeshin kur lexojnë komentet e shumta nga ndjekësve që lidhen me jetën e tyre private.
Linda madje vuri në dukje se një person i kishte shkruar mesazh privat duke i ofruar 10 mijë dollarë për të kaluar një javë me të.
“Kemi qeshur me të madhe kur e kemi lexuar, kemi qenë së bashku pasi që në nuk fshehim asgjë nga njëri-tjetri”.

Linda dhe Big D përndryshe kanë më shumë se një dekadë që jetojnë bashkë në ShBA dhe kanë një vajzë të quajtur Kaimana.
Ndryshe Linda ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”, si arsye se nuk ka kush kujdeset për vajzën e saj./SHQIP.com