Linda Halimi i përgjigjët ndjekësit se a po vazhdon të jetë në lidhje me reperin amerikan

Këngëtarja e njohur, Linda Halimi ka qenë në lidhje dashurie me reperin amerikan, Big D.
Ata madje janë prindër të një vajze të quajtur, Kaimana.
Mirëpo ka kohë, Linda nuk është duke u parë në shoqërinë e partnerit të saj dhe pas kësaj qarkulluan lajme se ata i kanë dhënë fund lidhjes.

Së fundi Linda në Instagram është pyetur nga një ndjekëse se a është një nënë beqare, ndërsa këngëtarja ka kthyer përgjigjen duke thënë se ajo është një nënë duke ndërruar kontekstin e përgjigjes.
Para disa ditësh, artistja tregoi se ka blerë një shtëpi të re, pamjet e së cilës i ka ndarë me të gjithë fansat në rrjetet sociale.

Ndryshe, së fundmi, Linda ka refuzuar kërkesën për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”, si arsye se nuk ka kush kujdeset për vajzën e saj./SHQIP.com