Art Jetese

Lidhja mes ankthit dhe tensionit të lartë, kujdesi që duhet të tregoni

Ankthi nuk shkakton hipertension afat-gjatë, megjithatë episodet e shpeshta të ankthit mund të shkaktojnë rritje të përkohshme por dramatike të tensionit të gjakut.

Sipas studimeve, shpeshtësia e episodeve të ankthit, sidomos kur bëhet fjalë për çdo ditë, mund të dëmtojë enët e gjakut, zemrën, veshkat, njësoj si hipertensioni kronik.

Për më tepër, njerëzit që janë në ankth apo të stresuar janë më të prirur të ndërmarrin zakone jo të shëndetshme në stilin e tyre të jetesës siç janë: duhanpirja, alkooli, ushqyerja e tepruar.

Nga ana tjetër, medikamentet që merren për trajtimin e ankthit dhe sëmundjeve apo çrregullimeve të tjera mendore kanë ndikim duke rritur tensionin e gjakut, shkruan Agroweb.

Duke lexuar më poshtë do të mësoni mënyrat e thjeshta se si të zbusni ankthin në mënyra natyrale.

Kujdes me alkoolin

Një gotë ose dy tingëllojnë një alternativë e pranueshme për qetësimin e emocioneve.

Por nëse e teproni me alkoolin, atëherë do të përballeni me një nivel më të lartë të ankthit.

Pirja e tepruar e alkoolit ndikon ndjeshëm në punë e shtëpi por jo vetëm kaq.

Alkooli mund të nxisë probleme të tjera shëndetësore që shtojnë ankthin.

Aktiviteti fizik

Nuk është nevoja të stërviteni si për një maratonë.

Mjafton një ecje prej 10 minutash ose një aktivitet fizik për 45 minuta.

Secila prej këtyre alternativave do t’ju bëjë të ndiheni më mirë, njësoj si aspirina shuan dhimbjen e kokës. Nëse kryeni një aktivitet të rregullt fizik të paktën 3 herë në javë, do të vini re që krizat e ankthit do të pakësohen.

Po ashtu kontakti me natyrën dhe në veçanti përkujdesja për bimët dhe lulet është një kurë që funksionon.

Kopshtaria është një aktivitet stimulues për trurin. Nëpërmjet këtij aktiviteti do të ndiheni më mirë nga ana emocionale.

Këto aroma mund t’i gjeni në formën e vajrave esencialë të cilat mund t’i nuhasni ose të fërkoni zona të trupit, kryesisht qafën.

Gjumi

Gjumi furnizon trurin me energji dhe përmirëson humorin dhe përqendrimin. Kujdesuni që të flini të paktën 7 deri në 9 orë në ditë.

Aktiviteti fizik përmirëson gjumin, për sa kohë ushtroheni në mëngjes ose pasdite.

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.61
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.76
Sot : 30/09/2022