Kulturë

“Lexojmë për njëri-tjetrin”, maratonë leximi në Bibliotekën e Kryeministrisë

“Lexojmë për njëri-tjetrin”
“Lexojmë për njëri-tjetrin”

Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) rikthen sërish këtë vit Maratonën e Leximit. Veprimtaria vjen si një bashkëpunim me nxënësit e shkollës “Fan Noli”, Tiranë, me temë “Lexojmë për njëri-tjetrin”, nga fondi i librave të Bibliotekës së Kryeministrisë.

Gjatë maratonës, (18 prill) nxënësit do të lexojnë në mënyrë vijuese pjesë të librave për fëmijë, të cilët gjenden në bibliotekën e COD-it. Në fund ata do të kenë mundësi të japin përshtypje për ngjarjet e lexuara nga bashkëmoshatarët e tyre.

“Lexojmë për njëri-tjetrin”

Maratona të tilla leximi zhvillohen edhe në vende të tjera me qëllimin për t’i afruar fëmijët me librin, në këto kohë kur mbizotëron përdorimi i teknologjisë. Leximi në vegjëli, është një pjesë e rëndësishme e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme të fëmijëve, që do t’i ndihmojë ata të zhvillojnë aftësi të mira leximi edhe në të ardhmen. /atsh

/Shqip.com