Lajme

Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë: Secila mosmarrëveshje u tejkalua

Lëvizja Vetëvendosje

Sot gjatë ditës së hënë ka ndodhur një përleshje fizike në mes dy asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

Lidhur me këtë, i përfshiri në këtë rast, Ragip Fetahu ka thënë se është sulmuar nga bashkëpartiaku i tij Artrit Muqolli.

Lexo edhe:
Përleshje fizike në mes asamblistëve të VV-së në Podujevë

Mirëpo nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë thonë se mosmarrëveshja u tejkalua.

“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Podujevë ka mbajtur sot mbledhjen me kryesinë e Qendrës dhe grupin e këshilltarëve komunal të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me ç’rast kemi diskutuar edhe për incidentin që ka ndodhur sot para objektit komunal. Pas trajtimit të rastit dhe ballafaqimit me këtë situatë të krijuar, problemi dhe secila mosmarrëveshje u tejkalua” thuhet në reagimin e Qendrës së LVV-së në Podujevë.

Lexo edhe:
Prokuroria nis hetimet pas përleshjës së dy asamblistëve të VV-së në Podujevë

Po ashtu gjatë ditës së sotme në një përgjigje për Shqip.com, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është iniciuar hetimet ndaj dy asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë pas përleshjes mes tyre.

/Shqip.com